144 të vrarë në 24 orët e fundit, 55.637 viktima gjithsej në Gaza…

Shpërndaje

Që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 55.637 persona, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 144 viktima dhe 560 të plagosur nga bombardimet izraelite.

Po ashtu, që prej 18 marsit – pas shkeljes së armëpushimit të rënë dakord më 19 janar – janë vrarë 5.334 palestinezë dhe janë plagosur 17.839 të tjerë.

Numri total i të plagosurve nga fillimi i konfliktit ka shkuar në 129.880, ndërsa mijëra trupa të pajetë vijojnë të mbeten nën rrënojat e shkatërrimeve në Gaza.

Shpërndaje