
Sot, më 12 qershor 2025, kujtojmë 81 vjetorin e gjenocidit ndaj çamëve, një nga krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar.
Në qershor të vitit 1944, mijëra shqiptarë të Çamërisë u vranë, u dëbuan dhe u plaçkitën nga forcat paraushtarake greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva. Shumica e viktimave ishin civilë të pafajshëm, të cilët u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë dhe myslimanë.
Kjo ngjarje tragjike vazhdon të mos njihet zyrtarisht nga Greqia, ndërsa dhimbja dhe padrejtësia mbeten ende të freskëta për pasardhësit e tyre.
Ne kujtojmë viktimat dhe kërkojmë drejtësi. Çështja çame nuk është mbyllur dhe kërkon zgjidhje me dinjitet dhe të vërtetën në themel.