Abissnet Superiore – Sot zhvillohen 5 duelet e javës së 36-të. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:30…

Shpërndaje

Superiorja mbyll sot sezonin e rregullt me ndeshjet vendimtare për fatin e shumë skuadrave. Vëmendja kryesore do të jetë te mbijetesa, ku katër ekipe – Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi – do të luftojnë për qëndrimin në elitë. Dy prej tyre do ta mbyllin rrugëtimin në Superiore, duke rënë në Kategorinë e Parë.

Po ashtu, një sfidë e fortë pritet për vendin e katërt mes Partizanit dhe Elbasanit, që përballen direkt me pikë të barabarta në javën e fundit.

Ja dhe duelet e ditës së sotme, të gjitha në orën 15:30:

  • Partizani – Elbasani
  • Skënderbeu – Bylis
  • Dinamo – Tirana (në “Egnatia Arena”)
  • Vllaznia – Laçi
  • Teuta – Egnatia (në “Niko Dovana”)
Shpërndaje