
Nga Agron Tufa
Nga kandidatët e listave të hapura të Partisë Demokratike që konkurojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka shumë të rinj. Ndër ta kam parapëlqimin tim të veçantë për njërin prej tyre – Ted Koplikun, që konkuron në listat e hapura në Qarkun e Shkodrës.
Nuk e njoh personalisht.
Nuk e kam takuar asnjëherë.
Përveç formimit të tij akdemik, prejardhjes prej një familje tradicionalisht të djathtë dhe ndjeshmërisë së tij ndaj krimeve dhe trashëgimisë kriminale të komunizmit sot, më pëlqen shumë qëndrimi dhe idetë e tij racionale, të qenët esëll, me këmbë në tokë, parashtrimi i thjeshtë i zgjidhjeve praktike e pragmatike, pa retorikë patetike për sensacion.
Gjatë dy viteve të fundit Ted Kopliku ka themeluar e drejtuar departamentin e “Brain gain” në PD, duke tërhequr sot rreth 100 të rinj të shkolluar në perëndim, duke ofruar ekspertiza mbi hartimin e programeve dhe platformave qeverisëse të PD-së.
Gjithmonë s’kanë pushuar qortimet dhe brengosjet për mungesën e një brezi të ri në politikën e PD-së. Nëse ky ka qenë, me të drejtë, dhe është një shqetësim i madh, tani është bash çasti kur këta të rinj, si Ted Kopliku duhen mbështetur fuqimisht, si investim racional për të ardhmen e një politike të re, për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Profili:
Ted Kopliku
Aktiviteti Akademik
Pasi ka përfunduar në Tiranë studimet në UPT në inxhinieri ndërtimi, kam studiuar në Francë Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Aktiviteti Profesional
Menaxher në sektorin privat për dy vite, inxhinier ndërtimi për dy vite, më pas asistent parlamnetar dy vite. Vitet e fubdit eksperiencë në think tank të ndryshëm.
Aktiviteti Politik
Anëtarë i Kryesisë së PD Shkodër dhe bashkëthemelues i Departamentit Brain Gain. Koordinator për rrjetin e brendshëm të këtij departamenti.