
Nga Elvis Nabolli:
“Ai që nderon Zotin, nderon edhe njerëzit.”
Ted Kopliku është një nga mundësitë më të mira që i ka ardhur Shkodrës ndër vite, prandaj më 11 maj ai duhet mbështetur masivisht!
Është kënaqësi dhe nder që ky djalë të na përfaqësojë në parlament, i cili fatkeqësisht prej vitesh ka mbledhur një pjesë të llumit, dhe për këtë jemi jo pak fajtorë!
Tedi mbi të gjitha është qytetar, që vjen nga një familje me baza qytetare, intelektuale dhe të ndershme. Në fakt, sot të jesh i ndershëm në Shqipëri është jashtë mode, por duke votuar Tedin, ne të gjithë së bashku duhet t’i kthejmë këto vlera aty ku e kanë vendin!
I dashur Ted, edhe pse unë dhe shumë të tjerë si puna ime jemi larg prej rrugicës dhe vendit tonë, të mbështesim fort, dhe njerëzit tanë atje padyshim që do ta japin votën më 11, sepse e meriton!
