Aksident i rëndë në Kryebushat, dyshohet për një viktimë…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite pranë zonës së Kryebushatit, në rrugën Shkodër–Lezhë. Dy automjete janë përplasur dhe dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të dhënat janë paraprake dhe në pritje të konfirmimit zyrtar.

Shpërndaje