Aksident i rëndë në Lezhë-Shëngjin, tre të plagosur, dy në gjendje kritike…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e tre shtetasve, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim. Kjo situatë ka çuar në përplasjen e fortë mes dy makinave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Priten rezultate të mëtejshme për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkeljet e mundshme të rregullave të qarkullimit.

Shpërndaje