Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 51 vjeçari…

Shpërndaje

Kamioni perplas motocikleten, humb jeten 51 vjecari ne Dajç.

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje