Aksident tragjik në Fushë-Prezë, arrestohet drejtuesi 24 vjeçar i betonieres dhe dy të tjerë…

Shpërndaje

Në vijim të hetimeve për aksidentin tragjik të ndodhur më 19 mars 2025, në segmentin rrugor “Vorë – Fushë Krujë”, Policia ka arrestuar katër persona të lidhur me ngjarjen, ku humbën jetën 4 persona.

Në orët e vona të mbrëmjes, një automjet tip “Mercedes Benz”, i drejtuar nga shtetasi Enejd Laçi  (25 vjeç), dyshohet se ka goditur nga pas një betoniere që kishte ndaluar në karrexhatë. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka shpërthyer dhe ka përfshirë në flakë drejtuesin dhe pasagjerët e tij, të cilët humbën jetën. Drejtuesi i betonieres, shtetasi  Aleksandër Krrashi (24 vjeç), është larguar nga vendi i aksidentit.

Pas veprimeve hetimore, janë arrestuar:

Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonieres, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

Valentin Krrashi, i afërm i  Aleksandër Krrashi, për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Danjel Koxha, menaxher i firmës që prodhon betonin, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Për administratorin e firmës, S. H., është shpallur një kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje