Aksidentet përgjakin Shkodrën, 3 viktima në 24 orë. Arrestohen shoferët…

Shpërndaje

Tre aksidente me pasojë vdekje janë regjistruar brenda 24 orëve në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi i identifikuar si Klevis Dukën ka përplasur për vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik të moshuarin Burhan Triepshi 84 vjeç.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku drejtuesja mjetit Elda Molika ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Sait Rraboshta.

Aksidenti i tretë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku shoferja Ledina Bushataj ka përplasur shtetasin K. Xhaka, 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Të tre shoferët janë arrestuar nga policia e Shkodrës.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur  jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje