Aksidenti në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinjtë, Gjykata lë në burg shoferin e betonieres…

Shpërndaje

Dolen sot para gjykatës së Tiranës, 3 të arrestuarit pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën 4 të rinjtë Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erild Laçi, 20-vjeç, Enrikejd Kurti, 24-vjeç dhe Andi Laçi, 22-vjeç.

Masa e sigurisë  “arrest ne burg” u caktua per shoferin e betonieres Aleksandër Krrashi, i cili akuzohet për  “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtimi i automjetit në mēnyrë të parregullt” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

I riu nuk ishte i pajisur me leje përkatëse drejtimi për betoniere, ndërsa kishte ndaluar në rrugë dhe nuk kishte ndezur bllokazhin.

Me masën “arrest në burg” u la edhe Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit 24-vjeçar, i cili akuzohet se e ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i aksidentit duke u akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkohë menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha u lirua nga qelia duke i caktuar masen detyrim paraqitje

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Koxha nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

Si ndodhi aksidenti tragjik?

Pranë vendit të aksidentit, në afërsi të një karburanti ndodhet një biznes që prodhon beton. Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari, Aleksandër Krrashi, pasi ishte mbushur, ka dalë në rrugë dhe është nisur në drejtim të Fushë Krujës. Nuk ka lëvizur më shumë se 20 metra kur ka ndodhur përplasja fatale me një makinë që udhëtoni 4 të rinj.

Makina ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë nga ana e Vorës dhe e ka goditur nga pas betonieren, dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë pasi “Benzi” ka qenë me gaz-benzinë.

Si pasojë, 25-vjeçari Enejd Laçi, vëllai i tij Erild Laçi, 20 vjeç dhe dy të rinjtë e tjerë Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën të mërkurën (19 mars). Ata u dogjën brenda makinës dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët rezultuan falate.

Shpërndaje