Aleksander Kuro vishet kuqeblu – zyrtarizohet te Vllaznia…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka bërë zyrtar përforcimin e radhës në merkato. Klubi shkodran ka nënshkruar me mbrojtësin me përvojë Aleksander Kuro, i cili rikthehet në kampionatin shqiptar pas eksperiencës së mëparshme me Teutën.

Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër, duke i shtuar alternativat trajnerit në repartin defensiv.

Shpërndaje