
Në mjediset e brendshme të Muzeut Historik të Shkodrës u promovua libri më i ri, “Algoritmet e Demokracisë”, nga autorja Jesmina Lici. Ky botim sjell një analizë mbi konceptet dhe sfidat e demokracisë në shoqërinë bashkëkohore.
Tematika e librit përfshin çështje thelbësore si atdhedashuria, kultura politike, fuqia e gruas, korrupsioni, arsimimi, edukimi dhe drejtësia. Përmes një qasjeje analitike, autorja sjell reflektime mbi mënyrën se si këto faktorë ndikojnë në zhvillimin demokratik të një vendi.
Sipas autores, ky libër synon të nxisë mendimin kritik dhe diskutimin mbi demokracinë dhe funksionimin e saj. Në të, lexuesit ftohen të shqyrtojnë ndikimin e politikave publike dhe rolit të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Jesmina Lici është e angazhuar në fushën e arsimit dhe politikës, duke dhënë kontributin e saj për një shoqëri më të informuar dhe të ndërgjegjësuar. Përmes këtij libri, ajo sjell një perspektivë të re mbi sfidat me të cilat përballet demokracia.
“Algoritmet e Demokracisë” shënon debutimin e saj në botën e librave. Me këtë botim, Lici synon të ofrojë një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të kuptojnë më thellë parimet demokratike dhe të ndikojnë pozitivisht në shoqëri./RealitetiPost/

