Altin Dumanit i rrezikohet jeta? Lëviz me makinë të blinduar, banesa e tij “blindohet” me forca policie e dronë…

Shpërndaje

Kryeprokurori Altin dumani mësohet se ka shtuar masat e sigurisë. Burimet kanë bërë të ditur se komisariati 6 në tiranë ka rritur prezencën pranë banesës së kreut të SPAK por dhe të familjarëve të tij.

Madje burimet kanë shtuar se zona është e monitoruar edhe me kamera që janë në ndihmë të grupeve të gatshme në zonën e Kombinatit.

Gjithashtu edhe vetë drejtuesi i SPAK ka marrë mbrojtje shtesë gjatë lëvizjeve të tij

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtyre masave të shtuara.

Pas zgjedhjes në krye të prokurorisë së posaçme, SPAK ka ecur më shpejt me një sërë dosjesh të forta. Përfshirë këtu incineratorin e Tiranës, sterilizimin, check up por dhe në grupime të krimit të organizuar.

Dosja metamorfoza konsiderohet gjithashtu një çështje e fortë.

Ndërkaq edhe çështjet si gërdeci, privatizimi i terrenit të klubit partizani etj., konsiderohen nga dosjet që kanë reagim të fortë

Megjithatë në reagimin për mediet SPAK saktëson se nuk ka asnjë sinjal apo kërcënim ndaj dumanit.

“Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit.

Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, thuhet në deklaratë. 

Shpërndaje