Antonio Guterres: Hetim i menjëhershëm për palestinezët e vrarë në Gaza

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kërkuar hetim të menjëhershëm për palestinezët e vrarë në Gaza.

Guterres shprehet se është e papranueshme që persona të pafajshëm rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar ushqim.

“Jam i tronditur nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur dje ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza. Është e papranueshme që ata të rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar ushqim. Bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që ata që janë përgjegjës të mbahen përgjegjës”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit për të pranuar dhe lehtësuar ndihmën.

“Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të pranuar dhe lehtësuar ndihmën. Qasja e pakufizuar e ndihmës në shkallë të gjerë për të përmbushur nevojat e jashtëzakonshme në Gaza duhet të rivendoset menjëherë. OKB-ja duhet të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë të sigurt”, theksoi Guterres.

Edhe pas propozimit për armëpushim të SHBA-ve, Izraeli ka sulmuar sërish në Gaza. Kujtojmë që ditën e djeshme objektiv ishte një qendër për shpërndarjen e ndihmave që drejtohej nga Fondacioni Humanitar i Gazës. Mediat raportuan për të paktën 30 persona të vrarë.

Shpërndaje