Apartamente dhe vilë me vlerë 3 milionë euro, Oltion Bistri kërkon pasuritë e sekuestruara nga SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë…

Share your love

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltion Bistrit, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Sipas SPAK, Bistrit dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltion Bistri), janë sekuestruar pasuri përfshi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi);  10  apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Pasuritë e sekuestruara

18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;

Në total janë sekuestruar 

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi)

10 – Apartamente

1 – Vilë

1 – Truall

1 – Garazh

1 – Automjet.

Bistri u arrestua me urdhër të SPAK më 27 korrik 2023 në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Katër ditë para arrestimit ai ishte shkarkuar nga detyra.

Në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY EÇ zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-Shefi i operacionales Oltion Bistri. Ky i fundit akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe prej rreth një viti ndodhet prapa hekurave.

Komunikimet në aplikacionet e çkoduara, treguan se Bistri shërbente si informatori i çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit, duke ia dërguar Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK Bistri jepte informacion në raste të operacioneve policore, që mos të goditej kazinoja e Gjokës.

/vizionplus.tv

Share your love