Arrestimet e SPAK në Shkodër, Bardh Spahia i drejtohet Benet Becit: Sot është dita të ndjesh peshën e turpit por edhe atë të ligjit…

Share your love

Vendimi i SPAK-ut për të vënë para drejtësisë një strukturë të rrezikshme kriminale me lidhje të forta shtetërore dhe qeveritare, është një veprim i vonuar.

Kreu jozyrtar i shtabit elektoral të Benet Becit rezulton të jetë një nga të arrestuarit e SPAK-ut, i cili gjatë fushatës në Shkodër, drejtoi operacionin e blerjes, manipulimit dhe intimidimit të qytetarëve për llogari dhe me porosi të Edi Ramës dhe Benet Becit. Asgjë pozitive nuk mund t’i vijë Shkodrës nga një ekip i tillë politiko-kriminal, që në bazë të tij ka porositë për vrasje, për blerje votash dhe vjedhje të pasurisë kombëtare. I bëj thirrje SPAK-ut të mos kufizohet vetëm tek hetimi i këtyre veprave të rënda penale. Përgjimet e SPAK-ut janë një thesar që besohet se dokumentojnë masakrën elektorale në Shkodër dhe mënyrën kriminale me të cilën Edi Rama mban pushtetin. SPAK ka detyrimin dhe duhet ta bëjë këtë shërbim historik për vendin!

Kam një thirrje dhe për Benet Becin! Të mos fshihet më pas Edi Ramës! Shkodra nuk e meriton dhunimin nga bandat që ti dhe Edi Rama përdorët për të marrë pushtetin.

Sot është dita të ndjejë peshën e turpit por edhe atë të ligjit, të heqë dorë nga pushteti që nuk i takon dhe që ia dhuruan bashkëpuntorët e ngushtë të rënë sot në duart e drejtësisë!

Share your love