
Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet e planifikuara në Shkodër, një vendim që vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Edhe pse nuk ishte publikuar një axhendë zyrtare, burime të brendshme bëjnë me dije se Rama kishte planifikuar inspektime dhe një mbledhje me strukturat e PS në këtë qytet.
Ai ishte nisur drejt Shkodrës pas një takimi njëorësh me drejtuesit politikë të qarqeve, por më pas vendosi të anulojë vizitën.