
Qytetarët nuk do të mund të këmbejnë më shumë se 1 milion lekë në pikat e këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor.
Ndryshimet përfshijnë:
- Vendosjen e kufirit maksimal prej 1 milion lekësh për çdo transaksion këmbimi nga individët;
- Shtimin e kritereve për marrjen e licencës nga subjektet që ushtrojnë këtë aktivitet;
- Rritjen e masave ndëshkuese dhe gjobave në rast shkeljeje të ligjit dhe rregulloreve në fuqi.
Banka e Shqipërisë thekson se këto masa synojnë të forcojnë kontrollin mbi tregun informal, të rrisin transparencën dhe të luftojnë pastrimin e parave.