
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit përfundoi në barazim 1-1, pas një përballjeje të luftuar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, me Bibo që shënoi në minutën e 16-të. Vllaznia reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me Balajn në minutën e 23-të.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, skuadra shkodrane nuk arriti ta sigurojë fitoren, duke humbur një mundësi të artë për të marrë kreun e renditjes.