“Bashkitë të kenë ofertën e tyre paralelisht me sektorin privat”, Rama për plazhet: Duhet zgjidhur problemi i parkimeve…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me turoperatorët turistikë ka folur mbi proceset që do të ndiqen në raport me sigurinë dhe zhvillimin e vijës bregdetare.

Rama thotë se bashkitë duhet të kenë ofertat e tyre për plazhet publike, paralelisht me sektorin privat. Kreu i qeverisë u shpreh se bashkitë duhet të vendosin çmime më të ulëta.

“Vitin e shkuar kemi konstatuar se ishin ende shumë në anën e privatit dhe për këtë arsye në bashkëpunimin e kryetarëve të bashkive, nën udhëheqjen e kryetarit të bashkisë së Lezhës kemi ndërtuar një plan të ri me një ndarje më të qartë me një balancë shumë më të arsyeshme mes plazheve të menaxhuara nga operatorët turistik privat dhe plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Të ndërtohet një sistem ku bashkia, jo thjeshtë të ruajë, por të ketë një sipërmarrje bashkiake. Mirë është që bashkitë të kenë ofertën e tyre paralelisht ofertën e sektorit privat, dhe tju ofrojmë qytetarëve një komoditet shezlongësh dhe çadrash me çmime shumë shumë herë më të ulëta, me çmime më të ulëta dhe gamë shërbimi më modeste. E dyta shumë e rëndësishme duhet të jemi shumë të vërtetë që ka një hile që e bëni të gjithë ju. Një hile për deklarimin e netëfjetjeve. Ne tani për t’ju dhënë mundësi ju që të dilni faqebardhë nga kjo fazë informaliteti, ju kemi ulur 6% TVSH më posht se të gjitha vendet e tjera, me qëllim që të deklaroni”, thekson Kryeministri.

Ndër të tjera Rama u ndal edhe tek parkimet ku u shpreh se ka një projekt që do të sjellë transformim.

“Për parkimet kemi një projekt me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Po punojmë me Himarën, me Vlorën, Lezhën, me Durrësin dhe duam të ndërtojmë një infrastrukturë ekstra të parkimeve, e cila do të përdorim arkitektë për këtë punë, sepse ne po bëjmë një transformim”, u shpreh Rama.

Shpërndaje