Begaj shkarkon komandantin e Forcës Ajrore, në vend të tij emërohet Ferdinant Dimo…

Share your love

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj.

Në dokumentin e firmosur nga kreu i shtetit, bëhet e ditur se shkarkimi i tij është bërë me dekret të presidentit dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c”  të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Ylli Nikoll Pulaj shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore“, theksohet në dekretin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.

Ndërkaq, këtë detyrë është emëruar Ferdinant Vasil Dimo.  

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Ferdinant Vasil Dimo emërohet në detyrë Komandant i Forcës Ajrore” shkruhet në dekretin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.

Në nëntor të vitit 2021 kolonelit Ferdinant Vasil Dimo iu dha grada madhore “Gjeneral Brigade” nga ish-Presidenti Ilir Meta.

Dimo ka lindur më datë 6 dhjetor 1964, në Fier. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1988 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Ndërlidhje”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneral brigade Dimo ka kryer kurse të rëndësishme për komunikimin dhe informatikën në institucione arsimore ushtarake në Itali, Turqi, Hollandë dhe Rumani.

Dimo ka kryer detyra të ndryshme, ndër të cilat; “Përgjegjës sektori” dhe “Drejtor” në Drejtorinë e Ndërlidhjes, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së; “Komandant” i Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit”, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.

Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, në detyrën e zëvendëskomandantit, gjeneralbrigade Ferdinant Dimo u prezantua në muajin prill në detyrën e re, atë të komandantit të Komandës Mbështetëse, ndërsa sot është emëruar në drejtimin e Frocave Ajrore. 

Share your love