
KF Vllaznia ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Bekim Balaj për dy sezone të tjera. Klubi shkodran dhe sulmuesi kanë arritur marrëveshjen që do ta mbajë lojtarin kuqeblu deri në vitin 2027, duke forcuar kështu projektin afatgjatë të skuadrës.
Me këtë rinovim, Vllaznia siguron një prej lojtarëve më me përvojë dhe të rëndësishëm në ekip, i cili ka dhënë një kontribut të madh në fushë dhe jashtë saj. Balaj mbetet një lider i padiskutueshëm për skuadrën dhe një pikë kyçe në synimet për suksese të ardhshme.
Klubi dhe tifozët presin me entuziazëm qëndrimin e tij në Shkodër, duke besuar se përvoja dhe cilësitë e tij do të ndihmojnë Vllazninë të arrijë objektiva edhe më të larta. Suksese kapitenit në këtë rrugëtim të ri!
