Benet Beci: Transformimi i hyrjes në Shkodër me rrugën e re dhe urën e dytë mbi Drin…

Shpërndaje

Rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut është një nga projektet transformuese për hyrjen në Shkodër. Sot diskutuam me banorët e zonës, të cilët janë përfituesit e parë të këtij investimi prej 10 milionë eurosh nga ARRSH dhe Qeveria Shqiptare, duke i njohur ata me detajet teknike të projektit.

Gjatë diskutimeve arritëm dakordësi për një sërë çështjesh që i shërbejnë komunitetit të lagjes Bahçallëk, duke u përshtatur njëkohësisht me projektin e hartuar nga ekspertët e fushës.

Ky projekt parashikon ndërtimin e një rruge me 4 korsi dhe ndërtimin e një ure të dytë mbi Drin paralel me urën ekzistuese, e cila do ta zgjidhë problematikën e trafikut në këtë segment rrugor.

Jam i bindur se ky investim shënon fillimin e një faze të re transformimi për Shkodrën, ku së bashku kemi hedhur tashmë hapat e parë!

Shpërndaje