
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare në emër të votës së lirë, duke deklaruar:
“Protestë në emër të një populli që votën ia dikton revolja, Xhabafti, Poja, bandat. Bota duhet ta dijë: kjo është vetëm fillimi. Lufta jonë është për votën e lirë, nuk ka turp më të madh se manipulimi si në Korenë e Veriut. 99% e votës së Diasporës për PS është alarm.”
Sipas tij, do të vijojë një betejë që nuk do ndalet dhe strategjia do të formulohet hap pas hapi.
Protesta përkon me ditën e zhvillimit të Samitit të Liderëve Europianë në Tiranë.