Berisha sulmon partitë e vogla nga Shkodra: Janë vegla dhe skllevër të Edi Ramës…

Shpërndaje

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn. Berisha tha se Tom Doshi është skllav i Edi Ramës.

Ndërsa, për Shehajn, deklaroi se “partitë që thonë se nuk duan rotacionin politik në një regjim, janë vegla e maska të Ramës”.

Sali Berisha: Çdokush që kërcënon një komisioner, do përgjigjet. Mos jepni asnjë votë për Tom Pazarin, Toma është skllav i Ramës, vota për të është për Edi Ramën. Partitë që thonë se nuk janë për rotacionin, janë maska të Ramës. Ata janë vegla të Ramës, asnjë votë për ta.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Ndaj dhe unë u ftoj ju me 11 Maj të votoni ekipin e Luçiano Boçit, e profesor Luçiano Boçit, këta gra e burra që janë krenari për Shkodrën dhe Shqipërinë.

U ftoj të mbështesni këtë ekip se përballë është alternativa e krimit.

Në Velipojë, përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës. Në Dajç, të tjerët. Në Dobraç, të tjerët.

Tani u them atyre unë, me datën 12 Maj, qeveria e re do t’u shpallë ju grupe terroriste dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë dhe një komisioner dhe një qytetar.

Do të përgjigjeni ashtu siç nuk ua pret mendja.

Dhe mos mendoni se u mbrojnë Edi Rama dhe Benet Beci. Ia mbathin të parët.

Qytetarë të mençur të Shkodrës, u bëj thirrje, asnjë votë për Tom Pazarin.

Asnjë votë. Vota për Tomën është e tëra votë për Edi Ramën.

Toma është skllavi i Edi Ramës.

Kurse ato partitë, o miq, ato partitë që u thonë ju se ne nuk jemi për rotacionin, ato janë maska, ato janë për Edi Ramën.

Po si nuk je ti për rotacionin, largimin e një regjimi që po e zhbën Shqipërinë?

Atëherë ti je një vegël e Edi Ramës.

Asnjë votë për ta.

Miqtë e mi, në Europë shkohet me ideale demokratike.

11 Maji është dita që ju firmosni për integrimin e Shkodrës dhe Shqipërisë në Europë.

Me Edi Ramën shkohet drejt Tom Doshit.

Me Tom Doshin shkohet drejt Edi Ramës.

Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore shkohet drejt Brukselit, shkohet drejt Europës, shkohet drejt aleancës me SHBA.

Shpërndaje