
Një 62 vjeçar ka gjetur vdekjen në Bashkinë Fushë Arrëz pasi ka rënë në ujërat e lumit Fan. Viktima është identifikuar si shtetasi Frrok Doda.
Burime bëjnë me dije se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në lumë, ku për pasojë ka humbur dhe jetën. Ndëkrohë policia po heton për znbardhjene plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE:
Fushë Arrëz/Informacion paraprak.
Rreth orës 20:50, në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Frrok Hajdaraj, 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.