Censi i popullsisë dhe banesave/ Benet Beci pret në zyrë drejtoren e INSTAT…

Share your love

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2023. Censi i Popullsisë dhe Banesave do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë universale bazuar në operacionet në terren me intervistimim e pyetësorëve nga anketuesit, duke përdorur metoda të reja për mbledhen e të dhënave. Në përgatitje të këtij procesi, që pritet të nisë në mesin e muajit shtator,sot Drejtorsha e Përgjithshm e INSTAT, Elsa Dhuli, ishte në Shkodër ku u prit nga Kryetari I Bashkisë, Benet Beci.

Në këtë takim u ra dakort për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë institucional për realizimin e censit në Bashkinë Shkodër, referuar edhe kuadrit ligjor mbi këtë aktivitet.Nga ana e Bashkisë u ofrua gadishmëria për dhënien e kontributit në disa drejtime si në lehtësimin e procesit të rekrutimit të punonjësve që do të angazhohen në terren (anketues), mbështetje me punonjësit e njësive vendore gjatë procesit të numërimit për zgjidhjen e problematikave, identifikimin e personave të pastrehë dhe vendqëndrimet e tyre e të tjera.

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të marrë në konsideratë nëpërmjet pyetjeve thelbësore kërkesat e përdoruesve vendas, rekomandimet e fundit ndërkombëtare, në veçanti rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat), si dhe duke përfshirë ato që lidhen me cilësinë e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Share your love