
Është thuajse i vetmi burim me ujë të kontrolluar për konsum, ku banorët e dy njësive asaj, Rrethina dhe Postribë vijnë për të mbushur ujë.
Prej 4 vitesh, në Postribë uji është i papishëm për shkak të ndërtimit të gurores së Rrasekut.
Për këtë arsye, banorët detyrohen që të mbushin ujë në fshatin Bardhaj.
Me gjendje të tillë të ujit të pijshëm përballen edhe banorët e tjerë, në njësinë administrative Rrethina dhe në Postribë.
Banorët e pesë fshatrave në njësinë administrative Postribë detyrohen që të mbushin ujë në burimet më të afërta për shkak se uji i pijshëm është tej mase i ndotur.