Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës/ Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri…

Shpërndaje

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin sot  në qytetin e Shkodrës. Të shoqëruar nga drejtues të degës së Partisë Demokratike vendore, parlmantarët britanik vizituan muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”.

 Deputeti britanikë, Andrew Rosindell (ministër në hije për Marrëdhëniet me Jashtë) tha se ky muze dëshmon krimet më të tmerrshme që ka parë në jetën e tij politike.

Deputetët konservatorë britanikë  shprehën mbeshtetjen e tyre për Partinë Demokratike të Shqipërisë  që, siç thanë , e shohin si aleatin më të afert  të vijës tyre politike.

Shpërndaje