
Deputeti Lefter Gështenja ka propozuar ndryshime në Kodin e Punës për të garantuar të drejtën e besimtarëve myslimanë për të praktikuar lirisht fenë e tyre në vendin e punës. Edhe pse kjo e drejtë mbrohet nga Kushtetuta, dispozitat aktuale të Kodit të Punës krijojnë kufizime që penalizojnë këtë komunitet.
Propozimi synon të mundësojë faljen e Namazit në ambientet e punës, si në institucionet publike ashtu edhe në ato private, dhe të lejojë një pushim dyorësh të paguar të premteve për faljen e Xhumasë. Ky ndryshim do të siguronte një barazi më të madhe fetare dhe do të eliminonte diskriminimin ndaj besimtarëve myslimanë në Shqipëri.
Postimi i deputetit Gështenja:
Nga diskutimi sot ne Parlament ku propozova në lidhje me ndryshimet në Kodin e Punës për të fituar një të drejtë të mohuar ndaj besimtarëve të fesë islame për praktikimin e lirë fetar, edhe pse kjo e drejtë garantohet me ligj si një e drejtë kushtetuese, por bie ndesh me kodin e punës dhe i penalizon besimtarët e fesë islame në rastin konkret, të cilët janë komuniteti fetar më i prekur për shkak të dispozitave specifike obligative të kësaj feje!
Dy janë ndryshimet kryesore të kërkuara:
✅️Krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.
✅️Krijimi I mundësisë së faljes së Namazit për të gjithë besimtarët çdo ditë të Premte (Xhuma) duke e bërë pushim 2 orë në drekë (por të pagueshme ).