Djegia e nenstacionit elektrik në Draçin, OSHEE njofton banorët e Shkodres për situatën…

Shpërndaje

Për shkak të një defekti në transformatorin e NST Shkodra 2 sot në ora 11:30, OSSH #Shkodër për arsye sigurie ka stakuar energjinë në disa nënstacione.

Pa energji elektrike kanë mbetur disa lagje të qytetit Shkodër, zona e Velipojës dhe disa fshatra.

Nga ana e OSHEE po merren të gjitha masat për furnizim me energji elektrike të zonave të prekura nga avaria, përmes skemës alternative, me linja të tjera unazore.

Në terren, vijon puna e grupeve të avarisë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në të gjitha zonat e prekura nga defekti.

VIDEO:

Shpërndaje