Dorezat që flisnin – Kur dera njihte burrin e gruan…

Shpërndaje

Në shtëpitë e vjetra të Lindjes, sidomos në kohën osmane, kishte dy doreza të ndryshme në derë:
– Njëra me tingull të fortë për burrat
– Tjetra me tingull të butë për gratë

Zëri i dorezës i tregonte familjes kush po trokiste.
Kjo i jepte mundësi gruas të përgatitej – të mbulohej, të thërriste një burrë të shtëpisë apo të vendoste vetë nëse do të hapte derën.

Një traditë e thjeshtë, por plot edukatë dhe respekt.
Një kulturë ku privatësia, nderi dhe komunikimi nuk bëheshin me fjalë, por me një tingull të vogël dere./RealitetiPost

Shpërndaje