
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka emëruar Dr. Kleida Heta (Tufi) si Drejtoreshë të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët. Me profesionalizmin, energjinë dhe përkushtimin që e karakterizon, ajo do të drejtojë këtë sektor me fokus në forcimin e lidhjeve midis universitetit, studentëve, komunitetit, biznesit dhe institucioneve lokale. Përmes një qasjeje bashkëpunuese, Dr. Heta (Tufi) synon të rrisë ndikimin e universitetit në shoqëri, duke ndërtuar ura të reja komunikimi dhe zhvillimi.
NJOFTIMI I UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”:
Dr. Kleida Heta (Tufi) do të jetë drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët në UNISHK.
Me profesionalizmin e saj, energjinë që e karakterizon, seriozitetin dhe përkushtimin ndaj detyrës, Dr. Heta (Tufi) do të ketë nē fokus të punës së Drejtorisë, me ekipin e saj,
marrëdhëniet me komunitetin, bizneset, studentët, pushtetin lokal, si dhe aktorë të tjerē socialë.
