
Duhani dhe alkooli ndikojnë në plakjen e parakohëshme të trurit. Këto dy faktorë bashkë me mbipeshën dhe jetën sedentare rrisin shanset për tu prekur nga probleme neurologjike në moshë të re.
“Kohëzgjatja dhe sasia ndikojnë. Thuhet se 5 deri në 10 cigare në ditë 1 deri në 3 vjet dhe 100 ml alkool 3 deri 5 vjet bëjnë ndryshime strukturore në neuronet e trurit.
Ndikon në disa mekanzima, veçanërisht me humbjen qelizore, ndryshimin e metabolizmit të lipideve dhe sjell ndryshime strukturore neurologjike, sjell patjetër dhe humbje qelizore dhe plakje të trurit. “
Në shërbimin e neurologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët kryejnë deri në 40 konsulta dhe shtrojnë deri në 8 persona në ditë. Mes tyre dhe 40 vjeçarë. Dominojnë pathologjitë vaskulare dhe ato neurodegjenerative.
“Tek patologjitë vaskulare janë ishemitë dhe hemoragjitë. Ajo tendencë që vëmë re ne është që jo vetëm në moshat e treta 60 -70 vjeç, por dhe tek të rinjtë 40 45 vjeç. Kemi shumë pacientë që diagnostikohen me demencë, Alzajmer, Parkinson.
Spitalit i drejtohen në patologji si infarkt dhe hemoragji, ndërsa kuptojnë se kanë probleme me shikimin … Ndërkohë shkojnë në ambulator kur kanë mpirje duarsh, këmbësh…
Urgjencat janë të konsiderueshme. 5 -7- 8 shtrime në ditë ndërkohë kemi pjesën e konsultave tek urgjenca 20- 30 -40 konsulta për një pathologji akute apo jo.”
Dëmtimet e trurit janë të përhershme. Ato renditen të dytat në botë për shkallën e invaliditetit që shkaktojnë. Koha e trajtimit në spital sipas mjekëve është vendimtare për të reduktuar dëmet.