E FUNDIT/ KF Vllaznia ndahet me trajnerin Thomas Brdariç…

Shpërndaje

Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin gjerman Thomas Brdariç. Vendimi vjen pas përfundimit të sezonit, ndërsa klubi e ka falënderuar publikisht për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës.

“E falënderojmë për kontributin e dhënë në krye të skuadrës sonë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Largimi i Brdariç shënon një tjetër ndryshim në stafin teknik të Vllaznisë, ndërsa pritet të bëhet publik emri i trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Shpërndaje