
KF Vllaznia ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Edi Martini në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik 2025-2026. Klubi ka arritur akordin me një prej emrave të njohur të futbollit shkodran, i cili rikthehet në drejtimin e kuqebluve me objektiva të qarta për të ardhmen.
“Mirë se u riktheve në shtëpi!”, është mesazhi i përzemërt i klubit në komunikatën për shtyp, duke theksuar besimin që kanë në aftësitë dhe përvojën e Martinit për të udhëhequr ekipin drejt sukseseve.
