Egnatia kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025!…

Shpërndaje

Finalja e shumëpritur e Abissnet Superiore u zhvillua në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit, ku Egnatia dominoi bindshëm ndaj Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.

Redi Lushkja ishte protagonisti kryesor me dy gola, nga një në secilën pjesë. Leo Melo vulosi fitoren në minutën e 83-të, ndërsa në kohën shtesë ishte Ujka që shënoi golin e katërt, duke konfirmuar suksesin historik të rrogozhinasve.

Me këtë fitore madhështore, Egnatia kurorëzohet kampione e Shqipërisë për herë të dytë radhazi./RealitetiPost/

Shpërndaje