
Egnatia ka siguruar për të dytin vit radhazi një vend në finalen e madhe të “Final Four” në Kategorinë Superiore, duke ndjekur të njëjtin skenar si sezonin e kaluar. Skuadra nga Rrogozhina përfitoi nga pozicioni më i lartë në renditjen e sezonit të rregullt dhe, në bazë të rregullores së parashikuar për fazën gjysmëfinale, iu mjaftoi një barazim për të kaluar në sfidën për titull, ku tashmë e pret Vllaznia.
Ndeshja e zhvilluar ndaj Partizanit ishte e karakterizuar nga kujdesi dhe menaxhimi i rezultatit nga ana e Egnatias, e cila kishte në favor jo vetëm renditjen, por edhe eksperiencën nga sezoni i kaluar në të njëjtën situatë. Futbollistët e Tetovës nuk ndërmorën rreziqe të panevojshme dhe e mbajtën kontrollin e lojës, ndërsa kundërshtari nuk arriti të gjeneronte rrezik serioz për portën e Dajsinanit gjatë pjesës më të madhe të takimit.
Vetëm në minutat e fundit Partizani tentoi me më shumë forca të gjente golin që do i garantonte kalimin në finale, por përpjekjet rezultuan të pamjaftueshme. Mungesa e qartësisë në fazën ofensive dhe loja e kujdesshme e Egnatias bënë që sfida të përfundonte me rrjeta të paprekura.
Në këtë mënyrë, Egnatia arkivon një tjetër sukses taktik dhe kalon sërish në finalen e madhe të kampionatit, ku do të ketë mundësinë të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar dhe të vazhdojë rrugëtimin historik në elitën e futbollit shqiptar.