Eksperti i pushtetit vendor, Fatlum Nurja komenton mbledhjen e këshillit bashkiak Shkodër…

Shpërndaje

Si qytetar i Shkodres mbreme ndoqa mbledhjen e keshillit Bashkiak ne Salle.
Ishte nje mbledhje per tu harruar.
Mbledhja filloi ne menyre krejt normale po ndihej tensionimi ne ajer…

Rregullorja u shkel disa here nga te gjithe palet ndersa Fjala e Kryetarit ishte jashte rendit te dites.

Kur miratohet rendi dites flitet vetem per ato tema e nder to qe u miratua per tu diskutuar ishte plani buxhetor afat mesem 2025-2027 dhe buxheti 2025.

Kryetari Bashkis foli per investime qe do behen ne Veriun e Shqiperise (qe jane te rendesishme) por qe nuk kane lidhje me buxhetin e Bashkis, jane jashte funksioneve qe ka Qeverisja Vendore si dhe jashte kompetencave te vendimarrjes se Keshillit Bashkiak.

Ketu filloi cdo gje deri sa mbledhja u pezullua per te rifilluar pa Pranine e Kryetarit te Bashkise I cili ne mbledhjen me te rendesishme te vitit zgjodhi te mos jete prezent.
Keshilltarve u lejohet te jene politik, sepse jane zgjedhur me lista politike (ndonse sa me pak te jene aq me mire) por Kryetarit te Ekzekutivit jo (ose sa me shume eshte aq me keq).
Manteli politik i veshur sefundi si drejtues rajonal i fushates elektorale ka bere qe retorika politike ne keshill te mbizoteroje frikshem.
Ne fund, Buxheti u miratuar pa prezantim, pa pyetje, pa pergjigje dhe pa asnje debat e sqarim.

Buxheti bashkise Shkoder per 2025 eshte 29 Milion Euro ku investimet jane vetem 12% e ketij buxheti.
Aferim!

Shpërndaje