Ekstradohet Lulzim Berisha/ I shumëkërkuari për vrasje u arrestua në Spanjë në dhjetor 2023…

Shpërndaje

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas burimeve, i shumëkërkuari ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza.

Ky vendim është marrë nga Gjykata Kombëtare e Spanjes e cila vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e Lul Berishës në vendin tonë.

53-vjeçari përpara autoritetëve në Spanjë ka kundërshtuar ekstradimin  në Shqipëri  me pretendimin se i rrezikohet jeta.

Shpërndaje