
Elbasani dhe Vllaznia ndahen në paqe pas një barazimi 0-0 në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat zhvilluan një përballje të luftuar, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.
Të dy ekipet patën mundësitë e tyre, por mungesa e konkretizimit bëri që rrjeta të mos lëkundej. Vllaznia u tregua më kërkuese, ndërsa Elbasani u mbrojt mirë dhe priti kundërshtarin me kujdes.
Tashmë, verdheblutë dhe kuqeblutë do të luajnë gjithçka në përballjen e kthimit në “Loro Boriçi” pas dy javësh. Vetëm njëra nga skuadrat do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale, duke e bërë sfidën e ardhshme akoma më të rëndësishme dhe emocionuese.