Elmando Gjini bashkohet me Vllazninë, gati për sezonin e ri dhe Europën…

Shpërndaje

KF Vllaznia vijon të forcojë skuadrën në prag të sezonit të ri, duke rikthyer në shtëpi një emër premtues të futbollit shkodran. Klubi ka arritur marrëveshje me FC Ballkani për huazimin me të drejtë blerje të mbrojtësit Elmando Gjini, i cili do të jetë menjëherë në dispozicion të ekipit për sfidat vendase dhe ato europiane.

Postimi i KF Vllaznia:

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me FC Ballkani për huazimin me të drejtë blerje të kartonit të futbollistit Elmando Gjini. Mbrojtësi shkodran do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin 2025-2026 dhe nga sot do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik duke qenë i gatshëm edhe për ndeshjet europiane.

Shpërndaje