
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është ekstraduar natën e kaluar nga Madridi drejt Tiranë, pasi akuzohet për kultivim kanabisi.
Autoritetet policore bëjnë me dije se është ekstraduar shtetasi Fabion Gjoni, 30 vjeç i lindur në Koplik. Raportohet se në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit ë fshatin Bardhaj, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike kanabis Sativa, në proces tharjeje.