EMRI/ Emërohet drejtori i përgjithshëm i Tatimeve…

Share your love

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është bërë emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Tatimeve.

Bëhet fjalë për Ilir Binajn që do të zëvendësojë në këtë post drejtoreshën e komanduar Eldjana Çelaj. Kjo e fundit, u komandua si drejtore e tatimeve në qershor të këtij viti kur u largua Ceno Klosi për të emëruar zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Për vendimin e sotëm të emërimit të Binajt është ngarkuar ministria përkatëse ajo e Financave dhe drejtoria e tatimeve për ta zbatuar.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024: 

Vendimi i Këshillit të Ministrave: 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të   ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Share your love