EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos, arrestohet nga Policia e Shkodres…

Share your love

Një aksion i policisë së Shkodrës, ka çuar në pranga një person të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Në pranga ka rënë Armand Alla, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos, për akuzën e tregtisë së drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gazetari i Ora News Elton Qyno raporton se Alla, është kapur në qytetin e verior, pa bërë asnjë rezistencë. Pritet që në ditët në vijim, ai ti nënshtrohet një procesi gjyqësor me qëllim, ekstradimin në drejtim të Italisë, aty ku ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.

Share your love