EMRI/ Shpallet në kërkim një shtetas nga Shkodra për fyerje në rrjetet sociale…

Shpërndaje

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar nga Shkodra, Fabian Dodaj, pas një kallëzimi të bërë nga një 33-vjeçare. Ky shtetas akuzohet për hapjen e një llogarie në platformën TikTok, nëpërmjet së cilës ka fyer dhe ofenduar 33-vjeçaren dhe familjarët e saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e Dodajt, si dhe për verifikimin e kallëzimit për të hetuar rastin në detaje.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje