
Zona e Postribës në bashkinë e Shkodrës njihet si një ndër zonat me prodhimtari të lartë bujqësore.
Shumica e fermerëve merren me kultivimin e prodhimeve tradicionale të zonës.
Një ndër to është edhe Kujtim Plangaj, i cili në një prej parcelave prej 5 dynymësh ka mbjellur varitetet e patates dhe qepës së njomë.
Sekreti i shitjes së prodhimeve bujqësore janë rrjetet sociale pa patur nevojë që të dalë në treg dhe t’i shesë.
Atij i bëjnë porosi me telefon dhe nuk e ka aspak problem që t’i shesë dhe nuk i mbeten asnjëherë stok.
Pjesa më e madhe e fermerëve të Njësisë Administrative Postribë merren me bujqësi sidomos me kultivimin e qepës dhe lakrës.