Forumi rinor “GenZË” në Shkodër – Të rinjtë diskutojnë për të drejtat dhe sfidat e përditshme…

Shpërndaje

Dhjetëra nxënës të shkollave të mesme të Shkodrës morën pjesë sot në forumin rinor “GenZë”, organizuar nga shërbimi psiko-social i Zyrës Vendore Arsimore Shkodër.

Ky forum kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes njohjes së të drejtave të tyre, ndërgjegjësimit për përgjegjësitë në komunitet dhe trajtimit të problematikave që i shoqërojnë në përditshmëri

Psikologë dhe punonjës socialë që ndjekin nga afër të rinjtë në mjediset shkollore evidentojnë se sfidat më të zakonshme janë ankthi dhe krizat e identitetit, të ndikuara nga ritmet e shpejta të jetës sociale dhe ndikimi i rrjeteve sociale.

Sipas psikologëve , në një shoqëri që ndryshon me ritme të shpejta dhe ku të rinjtë përballen çdo ditë me sfida të reja, nevoja për t’u dhënë atyre zë dhe mbështetje bëhet gjithnjë e më e domosdoshme.

Shpërndaje