
Organizimi i takimeve dhe bisedave me artistët e ka shndërruar Galerinë e Arteve në Shkodër në një hapësirë të domosdoshme për zhvillimin e dialogut kulturor dhe për promovimin e artistëve nga Shkodra dhe hapësirat mbarëshqiptare, si nga brezat e rinj, ashtu edhe ata me kontribut të njohur.
Drejtuesi Fatmir Juka, thekson se qëllimi nuk është vetëm organizimi i ekspozitave, por ndërtimi i një platforme të vazhdueshme bashkëbisedimi me artistët.
Dy nga ngjarjet më të rëndësishme që do të mbahen gjatë gjysmës së dytë të këtij viti janë “Çmimi Idromeno” dhe “Salloni i Vjeshtës”, të cilat tashmë kanë fituar karakter kombëtar.
“Idromeno, Shkodra mbretëresha e arteve dhe artistët e Alpeve shqiptare” ishte ekspozita më e re që mirëpriti Galeria e Arteve në Shkodër ndërkohë që ajo pritet të pasohet nga të tjera në vazhdim.